Avokati i ministres Olta Xhaçka ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se dhënia e statusit të ‘investitorit strategjik’ dhe dhënien e plazhit për shfrytëzim për kompaninë e bashkëshortit të deputetes, nuk janë bërë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit.
tij askush nuk garanton se automatikisht me marrjen e statusit garantohet veprimtari fitimprurëse, por thjesht paramendohet për të ardhmen.
“Dhënia e statusit nuk është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit. Në rastin kur një subjekt ka marrë statusin e ‘investitorit strategjik’. Nuk është duke u ushtruar një veprimtari përfituese. Të gjitha janë në pikëpyetje: nëse në të ardhmen do të ushtrohet apo jo një veprimtari përfituese. Strukturat hoteliere janë ende në hetim. Dhënia e bregut të detit nuk është dhënie pasurie për përfitim por domosdoshmëri për dhënie shërbimi. Përdorimi i hapësirës publike nuk mund të konsiderohet për përfitim publike”, tha ai.
Avokati ka thënë se kërkesa për heqje mandati nuk mund të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese pasi sipas tij nuk plotësohet kushti që duhet të jetë vetë deputeti që kryen veprimtari përfituesi.
“Vetëm kur deputeti vetë përfiton. Vetëm me këtë shkelje kushtetutbërësi ka parashikuar vënien në lëvizje të Gjykatës Kushtetuese për të hequr mandatin e deputetit. Olta Xhaçka nuk ka përfituar asgjë nga ndonjë pasuri e shtetit. Gjykata Kushtetuese ka thënë se kërkesa për heqjen e mandatit mund të dërgohet vetëm kur bëhet fjalë për vetë deputetin, kur ai është përfitues. Duhet të bëhet një verifikim nga ana formale duke marrë parasysh edhe vendimin e vitit 2016 të Gjykatës Kushtetuese që thotë se nëse nuk është vetë deputeti që përfiton atëherë ajo nuk ka juridiksion që ta shqyrtojë një kërkesë të tillë. Pyetja duhet të jetë: A ka përfituar ndonjë pasuri deputetja Olta Xhaçka nga organet e shtetit dhe organet e pushtetit vendor?”, tha ai.