Ministrja spanjolle kërkon që Izraeli të ndalojë ‘genocidin’ e palestinezëve në Gaza

Ministrja e majtë tha në një intervistë të fundit se liderët botërore po dështojnë të veprojnë kundër masakrave të Izraelit.

Në një intervistë me rrjetin e Katarit, ‘Al Jaseera’, ministrja spanjolle e të drejtave sociale Ione Belarra, njëkohësisht drjetuese e partisë së majtë Podemos i bënte thirrje komunitetit ndërkombëtar të sanksiononte Izraelin, të cilin akuzonte për “gjenocid të planifikuar” të palestinezëve në Gaza.

Belarra dënonte gjithashtu liderët botërorë për standarde të hapura të dyfishta, duke thënë se abuzimet me të drejtat e njeriut në Ukrainë ishin denoncuar, ndërsa për viktimat e bombardimeve izraelite ka një “heshtje shurdhuese”.

“Shteti i Izraelit duhet të ndalojë këtë gjenocid të planifikuar ndaj popullit të Palestinës”, tha sot Belarra.

“Përse ne japim leksione për të drejtat e njeriut në konflikte të tjera dhe jo këtu ku e gjithë bota po shikon e tmerruar? Vdekje të mijëra fëmijëve, nëna të dëshpëruara që dëshmojnë vrasjen e fëmijëve të tyre”.

“Ka një heshtje shurdhuese nga shumë vende e liderë politikë që mudn të bëjnë diçka. Unë këtu po flas për atë që e njoh mirë, pra për Bashkimin Evropian. Kjo shfaqje hipokrizie që po tregon Bashkimi Evropian është e papranueshme”, shtoi ajo.

Ajo insistonte se Spanja dhe vende të tjera duhet të ndërpresin marrëdhëniet me Izraelin në protestë të sulmeve mbi Gaza.

Zhvillimi vjen pasi më 7 tetor militantë palestinezë të grupit Hamas sulmuan breda Izraelit duke vrarë më shumë se 1000 njerëz dhe duke marrë peng të tjerë, sipas raportimeve.

Teksa Hamas qeveris në Gaza, Izraeli nisi mbi zonë e populluar dendur bombardime që kanë vrarë deri tani më shumë se 10,000 njerëz, përfshi shumë fëmijë.

Belarra tha se pak pas nisjes së sulmit ndaj Ukrainës BE sanksionoi shpejt Rusinë,  presidentin Vladimir Putin dhe stafin e tij.

Ajo sugjeronte se këto veprime duhet të pasqyroheshin dhe tani.

“Ata reaguan për luftën në Ukrainë, kurse tani po e humbasin mundësinë për ta bërë”, tha ministrja spanjolle duke shtuar se kryeministri izraelit Netanyahu dhe rrethi i tij duhet të sanksionohen si “kriminelë lufte”.

“Këta politikanë duhet të dalin para gjykatës ndërkombëtare për aprovimin e bombardimeve ndaj popullatave civile, që janë një shkelje e hapur e të drejtave të njeriut”.

Partia e Belarra, Podemos, është aleate në koalicionin e majtë të qeverisë spanjolle të drejtuar nga socialisti Pedro Sánchez.

Spanja ka bërë thirrje gjithashtu për lirimin e 200 pengjeve të mbajtura nga Hamas dhe ka bërë thirrje për ndihmë humanitare në Gaza, ku ushqimi është i pakët dhe shërbimet shëndetësore e uji janë në prag të shembjes.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arbitrat shqiptarë do të vendosin drejtësi

Story i radhës

“Qeveria vazhdon me partizimin e institucioneve”/ Jadranka Daboviq mori mbështetje për gjykatëse kushtetues

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez