ministrja rizvanolli tregon ne cfare ore ta leshoni bojlerin tharesen e lavatricen per te kursyer rryme 63dff2065da13

Ministrja Rizvanolli tregon në çfarë ore ta lëshoni bojlerin, tharësen e lavatriçen për të kursyer rrymë

February 5, 2023
1 minut lexim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka sugjeruar masat më të reja për qytetarët e vendit në mënyrë që të kursehet energjia elektrike gjatë temperaturave të acarta që janë paralajmëruar për javën tjetër. 

Rizvanolli ka dalë me orar të shfrytëzimit të orës pajisje të amvisërisë në një postim të sajin në Facebook. 

“Të dashur qytetarë. Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.”, ka thënë ajo.  

“Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytëzimin e energjisë elektrike”, shtoi Rizvanolli. 

Këto janë masat: 

Shkyçni dritat e panevojshme

Shfrytëzoni rrobalarësen pas orës 24:00

Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00

Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00

Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj.

MARKETING

RENT A CAR

birn inceneratoret e elbasanit dhe fierit nuk punojne u kane kushtuar taksapaguesve shqiptare rreth 58 milione euro 63dff0297c7a5
Story i mëparshëm

BIRN: Inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit nuk punojnë, u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 58 milionë euro

ukraina thote se i ka vrare rusise me shume se 131 mije ushtare 63dff3032934e
Story i radhës

Ukraina thotë se i ka vrarë Rusisë më shumë se 131 mijë ushtarë

Të fundit nga

ShkoLartë