ministrja gjermane njerezit e dodik me kercenuan 67f03ce4712c6

Ministrja gjermane: Njerëzit e Dodik më kërcënuan

April 4, 2025
1 minut lexim

Ministrja e Gjermanisë për Evropën dhe Çështjet Klimatike Anna Luhrmann shkroi në Instagram pasi Qeveria e Republikës Serbe e shpalli persona non grata.

“Sot isha në Banja Lluka, në Bosnjë dhe Hercegovinë. Është një qytet i bukur me njerëz të mrekullueshëm. Njerëzit që takova atje më pranuan ngrohtësisht. Kam pasur një sërë takimesh të shkëlqyera me shoqërinë civile dhe opozitën. Aktivitetet secesioniste të Dodik janë të papranueshme.

Në fund të programit tim në Banja Lluka, Dodik përsëri tregoi qasjen e tij destruktive. Përfaqësuesit e tij më kërcënuan me dhunë mua dhe delegacionin tim. Kjo është një shenjë dobësie. Dodik është gjithnjë e më i izoluar dhe nuk ka mbështetje nga qytetarët e Republikës Serbe.

Kam marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga Banja Lluka – njerëzit kanë turp për veprimet e Dodik. Unë po u them qartë të gjithë njerëzve në Republika Serbe: Ne do të vazhdojmë të jemi me ju – në rrugën tuaj drejt prosperitetit, stabilitetit dhe Bashkimit Evropian”, tha Luhrmann, raporton KosovaPress.

Pasi u shpall persona non grata, Luhrmann anuloi takimin në Banja Lluka me liderët e partive opozitare.

Në shpjegimin e qeverisë së RS thuhet se ata e morën vendimin si një “masë reciproke” pasi Gjermania, së bashku me Austrinë, ndaluan dje hyrjen e liderit serb të Bosnjës Milorad Dodik, kryeministrit të entitetit Radovan Vishkoviq dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq për rrezikimin e zbatimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

“Qeveria e RS-së e shpall Anna Luhrmann persona non grata në Republikën Serbe dhe urdhëron Ministrinë e Brendshme që ta përcjellë jashtë kufijve (të entitetit) pas hyrjes në territorin e Republikës Serbe”, thuhet në deklaratë e shpalljes së ministres gjermane person të padëshirueshëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

trump shtyn afatin e mbylljes se tiktok ne nuk duam qe te ndalohet 67f03a5097957
Story i mëparshëm

Trump shtyn afatin e mbylljes së TikTok: Ne nuk duam që të ndalohet

prokuroria e pejes ligjeron per parandalimin e dukurive negative ne shkolla 67f03d5917752
Story i radhës

Prokuroria e Pejës ligjëron për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë