Ministrja gjermane e Mbrojtjes viziton Odesan, nga atje u premton ukrainasve sistemin raketor IRIS-T SL

min lexim

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila mbrëmë pa kurrfarë paralajmërimi udhëtoi në Odesa të Ukrainës, gjatë një bisede homologun ukrainas Oleksii Reznikov, i premtoi se do të dërgojnë sisteme raketore kundërajrore IRIS-T SL, por jo edhe tanke, shkruan Welt.

Lambrecht në Odesa kreu inspektimin e topave kundërajror gjerman “gepard” gjatë takimit më Reznikovin, duke paralajmëruar se së shpejti do të arrijnë edhe sistemet kundërajrore IRIS-T SLM.

“Ukraina tani po ballafaqohet me numër të madh të sulmeve ajrore, kështu që mbrojtja përfshirë edhe fluturaket pa pilotë, janë shumë të rëndësishëm”, tha Lambrecht.

Sa i përket kërkesës së Ukrainës për furnizim me tanke, ajo tha qartë se Gjermania nuk mund ta zgjidh këtë çështje pa marrëveshje me partnerët në NATO.

“Gjermania prej fillimit ka qenë e qartë se nuk do të veprojë e vetme në këtë fushë. Ukraina gjithashtu e di se pa koordinim me partnerët tanë nuk mund të bëhet asgjë”, shtoi ministrja gjermane e Mbrojtjes.

E vizitës e saj në Ukrainë e ka konfirmuar në Twitter vet ministria që ajo drejton, duke pranuar se në Odesa është takuar me Reznikovin.

Story i mëparshëm

Enver Hoxhaj: Marrëveshja Rusi-Serbi është kundër Kosovës dhe Ukrainës

Story i radhës

Inzaghi: Pashë Interin të mposhtur pas një ndeshje shumë të mirë

Të fundit nga