Ministrja gjermane e Mbrojtjes: NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët

October 8, 2022
1 minut lexim

NATO-ja duhet të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e përbashkët dhe që ta mbrojë veten nga çfarëdo veprimi agresiv i Rusisë, është shprehur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

“Fakti është që ne, NATO-ja, duhet të bëjmë më shumë për sigurinë e përbashkët, sepse ne nuk mund ta dimë sa larg shkojnë iluzionet e (presidentit rus, Vladimir) Putin”, ka thënë Lambrecht, teksa ka vizituar trupat gjermane të angazhuara në Lituani.

“Ne kemi dëgjuar kërcënimet e Rusisë në Lituani, e cila ka zbatuar sanksionet evropiane në kufi me Kaliningradin. Këto nuk janë kërcënimet e para dhe ne duhet t’i shohim me seriozitet dhe të jemi të përgatitur”, ka thënë ajo.

“Siguria e Lituanisë është siguria e Gjermanisë. Është ky premtim për siguri të përbashkët për të cilin duhet të përkushtohemi sot”, ka thënë ajo në bazën ushtarake Rukla të Lituanisë.

Gjermania udhëheq një brigadë ndërkombëtare prej 3.000-5.000 ushtarësh në Lituani.

Kjo forcë është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të forcuar krahun lindor, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Lituania gjendet në kufi me enklavën ruse të Kaliningradit si dhe me aleaten e Kremlinit, Bjellorusinë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjyqi në mes të Twitter dhe Musk tani në pauzë

Story i radhës

Çfarë po mendon Rusia?

Të fundit nga

ShkoLartë