ministrja gervalla ne luksemburg per takimin e ftuar nga kallas 67fb865c5cde4

Ministrja Gërvalla në Luksemburg për takimin e ftuar nga Kallas

April 13, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në darkën e përbashkët të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo darkë pune zhvillohet në margjinat e takimit të rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, ku ndër temat e agjendës është edhe procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ky takim joformal është organizuar me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, znj. Kaja Kallas, dhe synon të ofrojë një platformë për një shkëmbim të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes shefave të diplomacisë së vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit.

Ndër të tjera, Ministrja Gërvalla pritet të mbajë edhe takime bilaterale me një numër ministrash të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me të cilët do të diskutojë zhvillimet e fundit në rajon, rrugën evropiane të Republikës së Kosovës si dhe rëndësinë e përfshirjes së barabartë të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në proceset integruese”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tedi blushi takim me banoret e selites zero taksa per biznesin e vogel dhe profesionet e lira 67fb7cfc10252
Story i mëparshëm

Tedi Blushi takim me banorët e Selitës: Zero taksa për biznesin e vogël dhe profesionet e lira!

kombetarja shqiptare e veteraneve merr pjese ne turne miqesor ne prizren me 15 prill 67fb8a1c7d6a8
Story i radhës

Kombëtarja shqiptare e veteranëve merr pjesë në turne miqësor në Prizren më 15 prill

Të fundit nga

ShkoLartë