Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duket se nuk ka lënë përshtypje të mirë te qytetarët sa i përket punës dhe ndryshimeve në sektorin e arsimit. Kjo pasi qytetarët po mendojnë se është shumë e dobët me punët që ka bërë për arsimin në Kosovë.
KosovaPress ka nis një anketë sa i përket vlerësimit të punës së qytetarëve për çdo ministër e ku del se shumica e tyre e kanë vlerësuar punën e Nagavcit shumë të dobët.
Në anketën një javore me temë “Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavcit në krye të Ministrisë së Arsimit?”, kanë marrë pjesë 189 persona, prej tyre 93 ose 49.21 % e kanë vlerësuar si punë shumë të dobët, derisa 45 persona ose 23.81 %, e kanë vlerësuar si shumë të mirë.
Ndërkohë, janë 18 persona ose 9.52 % që thonë se ka qenë punë e mirë, dhe 33 të tjerë apo 17.46 e shohin si të dobët.
Edhe shumica e komenteve në rrjetet sociale ishin kundër angazhimit të ministres Nagavci, madje ka të atillë që ia kërkojnë dorëheqjen.
“Si punëtore e qeverisë mirë, ama sa i përket arsimit asnjë kontribut nuk ka dhënë e sidomos tek ata të cilët është dashur të jetë zëri i tyre bashë asgjë s’ka bërë, iku kjo qeveri shpresojmë të mos vije kurrë një e tillë”.
“Jam simpatizant i VV-se. Nuk jam i kënaqur. Kam pritur shume me shume prej Arberies”, ka shkruar Meleqi.
“Këtë ministre një, ministrin e ekonomisë dy, sa më shpejt me dhënë dorëheqje, asgjë nuk kanë bërë, hajgare kanë bërë qe sa janë në pushtet”, ka shkruar Gashi.
Kurse, një mësimdhënëse me mbiemrin Nuza ka shkruar se e vlerëson pozitivisht për disa ndryshime që i ka bërë në arsim, si ndarja në dy perioda e vitit shkollor, ndryshimet në vlerësim të nxënësve, planifikime me kohe dhe disa investime në infrastrukturën e shkollave e.t.j.
“Punën më të mirë e ka bërë me tekste, edhe kur e ka shkel Kushtetutën”, ka shkruar Lumi.
“Pika më e dobët e kësaj qeverie. Një dështim që do i kushtoj VV në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Koxha.
Kurse, një qytetar tjetër me mbiemrin Kajtazi ka pyetur se ta vlerëson njeriun që nuk ka punuar asgjë.
“Një ngelaqe e Albinit”, ka shkruar ai.