Ministria për Sistem Politik ndan 33 grante, Grubi: 20 milionë denarë për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve

min lexim

Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënije ndërmjet bashkësive e udhëhequr nga Artan Grubi ka shpallur sot thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të vendit.

Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se për këtë qëllim janë ndarë 20 milion denarë në formë të 33 granteve të menjëhershme prej 600.000 denarëve.

Nëpërmes të njëjtit status, Grubi ka ftuar të gjithë shoqatat dhe fondacionet të shqyrtojnë përmbajtjen e thirrjes publike dhe të aplikojnë në kornizën e përcaktuar kohore deri më 17 nëntor 2022

Statusi i plotë:

Shpallëm sot thirrjen publike për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve të vendit për vitin 2022, përmes të cilës do të ndajmë gjithsej 20.000.000 denarë në formë të 33 granteve të menjëhershme prej 600.000 denarëve për periudhën e zbatimit të programeve / projekteve deri më 30.06.2023.

Ftoj të gjitha shoqatat dhe fondacionet të shqyrtojnë përmbajtjen e thirrjes publike dhe të aplikojnë në kornizën e përcaktuar kohore deri më 17 nëntor 2022.

Për më tepër informacione rreth kushteve të aplikimit, qëllimeve prioritare dhe specifike, kriteret e vlerësimit, si dhe për shkarkimin e formularëve të aplikimit klikoni në:

Story i mëparshëm

Qyteti i Shkupit votoi për alokimin e mjeteve nga Buxheti për pagat në NTP

Story i radhës

Mamografia e detyrueshme për gratë, rriten rastet me kancer të gjirit në Maqedoni

Të fundit nga