ministria e shendetesise publikoi numrin e pacienteve qe mjekohen pas tragjedise se zjarrit ne kocan 67d78a9982908

Ministria e Shëndetësisë publikoi numrin e pacientëve që mjekohen pas tragjedisë së zjarrit në Koçan

March 17, 2025
min lexim

Shkup, 16 mars – Ministria e Shëndetësisë informon se që nga orët e hershme të mëngjesit, në Qendrën Klinike funksionon Shtabi i Krizës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ekipet e institucioneve shëndetësore janë të angazhuara plotësisht për të ofruar kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërsa gjendja e të gjithë pacientëve po monitorohet me kujdes dhe po merren vendime konsiliare për hapat e mëtejshëm të trajtimit mjekësor.

Gjatë ditës së sotme, janë trajtuar mbi 140 pacientë, të cilët janë shpërndarë në institucionet shëndetësore në vend si më poshtë:

• Qendra Klinike – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori” – 20 pacientë
• Klinika Universitare “Shën Naumi i Ohrit” – 21 pacientë
• Spitali Klinik i Shtipit – 20 pacientë
• Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 7 pacientë
• Klinika e Toksikologjisë – 2 pacientë

Përveç kujdesit mjekësor në vend, një pjesë e pacientëve janë transferuar në spitale jashtë vendit, falë mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me vendet partnere:

• Republika e Turqisë: 3 pacientë kanë mbërritur në Stamboll, ndërsa 6 të tjerë pritet të mbërrijnë në Ankara deri në mesnatë.
• Republika e Bullgarisë: 14 pacientë janë hospitalizuar.
• Republika e Greqisë: 4 pacientë janë trajtuar.
• Republika e Serbisë: 5 pacientë janë tashmë të hospitalizuar, ndërsa 12 pacientë të tjerë janë në rrugë për në Beograd me avion ushtarak.
• Republika e Kroacisë dhe Rumanisë: Pritet që gjatë ditës së nesërme të dërgohen nga 4 pacientë në secilin nga këto shtete.
• Republika e Sllovenisë, Hungarisë dhe Austrisë: Gjatë ditës së nesërme, këto vende pritet të dërgojnë avionë mjekësorë për transportin e pacientëve.

Të gjithë pacientët e transferuar jashtë vendit janë në gjendje stabile dhe nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor.

Si mbështetje shtesë në përballimin e kësaj situate, në vend ka mbërritur një ekip mjekësor nga AUM Beograd, ndërsa priten edhe ekipe mjekësore nga Çekia, Izraeli dhe Belgjika, të cilat do të ndihmojnë në ofrimin e kujdesit të nevojshëm shëndetësor.

Për të gjitha informacionet lidhur me gjendjen e pacientëve që janë jashtë vendit, është caktuar si person kontaktues Prof. Dr. Igor Nikollov, i cili mund të kontaktohet në numrin e telefonit: +389 72 270 648.

Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përgjegjëse dhe partnerët ndërkombëtarë për koordinim dhe mbështetje të mëtejshme.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

arber ademi kerkon doreheqjen e qeverise pas tragjedise ne kocan 67d76e7517c62
Story i mëparshëm

Arbër Ademi kërkon dorëheqjen e Qeverisë pas tragjedisë në Koçan

ish oficeri britanik intervenimi i nato s ne kosove ishte i duhur 67d7b5b55bdaf
Story i radhës

Ish-oficeri britanik: Intervenimi i NATO-s në Kosovë ishte i duhur

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë