Ministria e mbrojtjes, takim me videokonferencë me paqeruajtësit

min lexim

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-Nënkolonel – Vasko Gjurgjinovski, së bashku me familjet përmes një lidhjes video-konference biseduan me paqeruajtësit maqedonas në operacionet jashtë vendit. Ministesha u tha atyre që të kthehen të sigurt në shtëpi te të dashurit e tyre.

“Ju nuk do jeni bashkë fizikisht por sigurisht që shumë shpejt ata do të jenë me ju, po presim që të kthehen të gjallë dhe të shëndetshëm dhe sigurisht në pranverë do të bëjmë një festë shumë të madhe të gjithë së bashku. Ju përshëndes dhe ju falënderoj që i keni lejuar prindërit tuaj të jenë larg shtëpisë dhe të na bëjnë të gjithëve krenarë”, u shpreh ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska.

Paqeruajtësit në misionet në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Letoni, Rumani, Bullgari, Liban, Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Irak thanë se do të vazhdojnë ta përfaqësojnë denjësisht atdheun e tyre.

“Ne do të vazhdojmë ta përfaqësojmë RMV-në me nder dhe dinjitet në operacionin paqeruajtës të KFOR-it edhe gjatë vitit 2023”, theksoi koloneli në misionin e KFOR-it në Kosovë, Agron Neziri.

“Shpresoj që në katër muajt e fundit, e kam justifikuar atë besim, e kam paraqitur RMV-në në dritën më të mire, e barabartë me shtetet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së”, u shpreh pjesëmarrësi në misionin ALTEA në BH-në, Major Vlladimir Aleksovski.

“Më lejoni që ne fillim të ju shprehi mirënjohjen time Ministeshës së Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që bënë të mundur këtë videotakim, duke i bërë ata të ndjejnë atmosferën sikur të isha pjesë e të gjithë juve”, theksoi Nënkoloneli Sasho Spasovski në mision në Republikën e Afrikës Qendrore.

Ministrja Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm u shpërndanë fëmijëve të paqeruajtësve pako për Krishtlindje.

Story i mëparshëm

Nga zhvillimet e brendshme të opozitës tek sulmi ndaj Berishës, Bujar Kapexhiu: Partia s’është as godina dhe as logo, por ajo në terren. Protestat…

Story i radhës

Milazim Krasniqi tregon arsyet e dështimit të Dialogut në Bruksel

Të fundit nga