Ministria e Mbrojtjes ka thënë se së shpejti pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se pas pranimit të stafit profesional të kuzhinerëve, kjo problematik do t’i përkasë të së kaluarës.
Në njoftim thuhet se pavarësisht asaj që po tentohet të paraqitet në publik përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, ritheksojmë se ministria e mbrojtjes për herë të parë ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake
“Fillimisht duam të sqarojmë që është i pavërtetë lajmi se ministri Maqedonci ka dërguar letër te kryeministri Kurti përmes së cilë gjoja ministri thekson se refuzon të nënshkruaj kontratën e furnizimit me ushqim me operatorin e ri ekonomik. Një letër e tillë nuk është dërguar.
Me udhëzimin e ministrit Maqedonci dërguar të premten e 11 tetorit, tenderi është anuluar, për shkak të kontestit që ekziston ndërmjet grupit të operatorëve të shpallur fitues, njëri nga të cilët ka dërguar dhe personalisht kërkesë për anulim të tenderit. Kjo pasiguri ligjore e prodhuar me këtë rast ka bërë që ministri Maqedonci të mos e nënshkruajë kontratën, e që rrjedhimisht një tender i tillë i panënshkruar nuk prodhon asnjë pasojë juridike apo financiare.
Duke marrë shkasë dhe nga ky rast, ministri në konsultim me zëvendësministrin, këshilltarët, komandantin dhe strukturat relevante te FSK-së ka gjeneruar konceptin e vetqëndrushmërisë si opsionin më të mirë për zgjidhjen e problemit të kahmotshëm të ushqimit. Mosvazhdimi i kontratës me operatorin e deritanishëm s’do të thotë paralizim i ofrimit të këtij shërbimi.
Pavarësisht asaj që po tentohet të paraqitet në publik përmes përhapjes së lajmeve të pavërteta, ritheksojmë se ministria e mbrojtjes për herë të parë ka inicuar procedurat për ngritjen e kapaciteteve vetanake. Gjersa çdo kazermë aktualisht ka të angazhuar kuzhinierët e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës Studentore, më 10 tetor në web faqen e Ministrisë së Mbrojtjes është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional të kuzhinerëve. Me pranimin e personelit prej 106 personash kjo problematikë do t’i përkas së kaluarës.
Pa kosto të madhe financiare ushtrisë do t’i servohet vetëm ushqim cilësor” thuhet në komunikatë.
BURIMI: Bota Sot