ministria e mbrojtjes 16 vatra zjarri ne disa qarqe te shqiperise jane nen kontroll 5 ende aktive 6a4a999a043f5

Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të Shqipërisë janë nën kontroll, 5 ende aktive

July 5, 2026
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit.

Sipas ministrisë, pesë vatrat ende aktive janë vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e tyre përfundimtare.

Në njoftimin e bërë në rrjetin social facebook, nënvizohet se operacionet në zona si Kavaja, Fieri, Lezha, Elbasani dhe Divjaka janë angazhuar qindra forca zjarrfikëse, mjete tokësore dhe ajrore, si dhe efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera emergjente.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes:

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit. Pesë vatrat që vijojnë të jenë aktive janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen përfundimtare të tyre.

Në operacionet e zhvilluara në Hajdaraj/Synej (Kavajë), Drizë–Peshtan (Fier), Tale (Lezhë), Ulën (Elbasan), Divjakë dhe vatra të tjera u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, 2 helikopterë, 30 efektivë dhe 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura, si dhe forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.

Një falënderim të veçantë për pilotët dhe ekuipazhet e helikopterëve të Forcave të Armatosura, si dhe për efektivët e Forcave të Armatosura që mbështetën operacionet nga toka, duke ndërhyrë në kushte të vështira dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin e situatës.

Mirënjohje edhe për zjarrfikësit e bashkive Fier, Kavajë, Lezhë, Kurbin, Elbasan, Divjakë, Rrogozhinë, Lushnjë, Durrës dhe Kamëz, të cilët, në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera operacionale, vepruan me profesionalizëm, përkushtim dhe gatishmëri për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

roboti humanoid kinez qe po cmend boten 13 mije kerkesa ne 24 ore cmimi fillon nga rreth 17 600 dollare 6a4a9933d6459
Lajmi i mëparshëm

Roboti humanoid kinez që po ‘çmend’ botën/ 13 mijë kërkesa në 24 orë, çmimi fillon nga rreth 17 600 dollarë

sekuestrohen 3 ton kokaine me vlere 37 milione dollare 4 persona te arrestuar ne meksike 6a4a99f1ebd87
Lajmi i radhës

Sekuestrohen 3 ton kokainë me vlerë 37 milionë dollarë, 4 persona të arrestuar në Meksikë

Të fundit nga

ShkoLartë