Ministria e Kulturës: Prerja e drunjve ishte e domosdoshme për restaurimin e teatrit

1 minut lexim

Pasi nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj reagoi duke e dënuar prerjen e drunjve te Teatri Kombëtar në kryeqytet, duke e quajtur veprimit të papranueshëm dhe të turpshëm, Ministria e Kulturës doli me një sqarim.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se largimi i drurit ka qenë i paraparë në projektin e restaurimit të plotë dhe zgjerimit të hapësirave të teatrit, për shkak që rrënjët e tij kanë qenë të mbështetura në muret e strukturës së ndërtesës, duke dëmtuar kështu strukturën dhe duke pamundësuar realizimin e punëve të drenazhimit, përforcimin e themeleve dhe vazhdimin e zbatimit të projektit.

“Po kujdesemi që projekti të zbatohet tërësisht, dhe punët të zhvillohen në mënyrën më profesionale.

Natyrisht që druri i prerë do të zëvendësohet. Hapësirat e gjelbërimit janë të parapara dhe do të zbatohen në detaje” thuhet më tej në sqarim të Ministrisë së Kulturës.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Limaj prezanton si kandidat për deputet kreun e degës së NISMA-s në Shtime

Story i radhës

Kim Kardashian befason me dukjen, ndërsa shfaqet me stil të viteve ’90 në fotosesionin e ri për ‘Dolce & Gabbana’

Të fundit nga