Ministria e Financave në muajin tetor me kursime në energjinë elektrike për 44%

November 29, 2022
1 minut lexim

Ministria e Financave në muajin tetor të vitit 2022, përmes zbatimit të masave për kursim të energjisë elektrike, ka evidentuar konsum më të ulët për 44%, krahasuar me konsumin e energjisë elektrike në muajin e njëjtë të vitit 2021.

Marketing

Kursimi është si rezultat i zbatimit të masave, jo vetëm në objektin qendror të Ministrisë së Financave, por edhe në 34 njësitë rajonale dhe 17 zyrat e thesarit në të gjithë vendin.

Të dhënat tregojnë se gjatë muajit tetor të vitit 2022, janë shpenzuar 100 mijë kWh më pak. Zbatimi i masave siguroi kursim të energjisë elektrike gjatë muajit shtator të vitit 2022 për 32%.

Ministria e Financave dhe të punësuarit e këtij institucioni do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme me zbatimin e masave të vendosura, të cilat mundësojnë shfrytëzimin racional të burimeve dhe njëkohësisht mbarëvajtjen e pandërprerë të të gjithë procesit të punës.

Masat e ndëmarra nga Ministria e Financave, janë pjesë e pakos së miratuar nga qeveria për uljen e konsumit të energjisë elektrike në institucionet shtetërore dhe publike, me qëllim që të ketë siguri gjatë furnizimit me energji elektrike gjatë dimrit. Pakoja përmban edhe rekomandime për kursime për popullatën dhe kompanitë.

Marketing

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Furça revolucionare të dhëmbëve që do t’ju ndihmojnë të harroni shtresat dentare dhe kariesin, si dhe të parandaloni gjakderdhjen e mishrave të dhëmbëve dhe periodontitin!

Story i radhës

​Norma vjetore e inflacionit në Spanjë bie në nëntor

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë