Ministria e Brendshme shuan çdo spekulim lidhur me djalin e zv/ministrit Bushi

December 6, 2022
1 minut lexim

Pas kontrolleve të hollësishme nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale, Ministria për Punë të Brendshme përmes një kumtese zyrtare të publikuar në ueb faqen e tyre ka informuar opinionin se rasti i përdorimit të paligjshëm të të ashtuquajturve “flashers” nga ana e djalit të zëvendësministrit të Brendshëm e për të cilat në publik ditëve të fundit u plasuan një sërë spekulimesh nga disa media të caktuara është zbardhur tërësisht dhe shkelësve të ligjit tashmë u janë shqiptuar masat disiplinore të parapara me ligj, informon GAZETA.MK

Sipas MPB-së nga video inçizimet e siguruara dhe materialet e tjera zyrtare është konfirmuar identiteti i drejtuesit të makinës. Bëhet fjalë për personin me inicialet G.K. 29 vjeç, i cili ka drejtuar automjetin në pronësi të një personi juridik.

“Personit me inicialet G.K. në stacionin policor i është dhënë procesverbal pasi që është konstatuar nga ana e tij shkelje e Ligjit për siguri në komunikacion dhe me automatizëm kundër personit juridik dhe personit përgjegjës për këtë rast është ngritur procedurë kundërvajtëse. Gjithashtu, pas kontrollit të automjetit në polici, është konstatuar se janë hequr “flasherët” e vendosur në mënyrë të paligjshme”, thuhet më tej në kumtesën e MPB-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri Aliti në Bruksel: Maqedonia e Veriut e ka të qartë objektivin e saj

Story i radhës

Sulmi ndaj Berishës në protestë, Meta: Atentat i orkestruar nga Rama, kishte synim ta devijonte tubimin paqësor

Të fundit nga

Këtë vit Lakrat me çmim rekord të shitjes

Kultivuesit e Lakrave sivjet janë ndarë të kënaqur me këtë kulturë bujqësore, kjo për faktin se këtë vit ato kanë pasur një çmim pothuajse trefish më të lartë krahasuar me vitet paraprake.

Pesë të vdekur nga zjarri në LA

Zjarret vazhduan të tërbojnë mbi më shumë se 27,000 hektarë në Kaliforninë Jugore, ndërsa ekuipazhet luftuan me flakët dhe më shumë se 150,000 njerëz u evakuuan, përcjell Bota sot. Të paktën pesë

Fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë
ShkoLartë