Ministria e Arsimit do ta korrigjojë librin ku nxënësit mësojnë për BDI-në

December 28, 2022
1 minut lexim

Arsimi është sistem politikisht neutral, do të korrigjohen lëshimet në tekstin shkollor për klasën e pestë, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Në lidhje me vërejtjet e caktuara të transmetuara nga mediet gjatë ditë së djeshme për tekstin shkollor të Gjuhës Shqipe për klasën e 5-të, MASH përsëri njofton opinionin se procesi i miratimit të një teksti shkollor udhëhiqet nga Komisioni Nacional i teksteve shkollore dhe të njëjtit në asnjë rast dhe në asnjë aspekt nuk ndikojnë strukturat udhëheqëse të ministrisë, dhe asnjë lloj faktori politik”, bëjnë të ditur nga MASH.

Duke marrë parasysh atë se arsimi, ndërsa gjithashtu i gjithë procesi edukativo-arsimor janë politikisht neutrale dhe jashtë politikave ditore partiake, ndërsa me qëllim të shmangies së involvimit të një partie ose strukture të caktuar politike në tekstet shkollore, MASH i bën thirrje autorit të tekstit shkollor të theksuar dhe Shërbimit Pedagogjik, të veprojnë sipas Ligjit për tekstet shkollore.

“Neni 14 i zgjidhjes ligjore rregullon në mënyrë të prerë në rast se konstatohet se në tekst shkollor të miratuar nevojiten disa korrigjime ose plotësime, ndërsa të njëjtat nuk përfaqësojnë më shumë se 30% të përmbajtjes së tekstit shkollor, Shërbimi Pedagogjik duhet të dorëzojë kërkesë deri te botuesi, gjegjësisht autorit të propozojë korrigjim ose plotësim në tekst të tekstit shkollor brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Kërkesë për plotësim ose korrigjim mund të parashtrojë edhe vetë autori ose botuesi”, informojnë nga MASH.

Menjëherë pas veprimit të autorit dhe Shërbimit Pedagogjik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në komunikim me operatorin ekonomik i cili është zgjedhur t’i botojë tekstet shkollore për nxënësit e arsimit fillor, në afat sa më të shkurtër kohor dhe pa shpenzime shtesë të buxhetit, do të bëjë korrigjimin e lëshimeve dhe gabimeve të bëra.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Përurohet Qendra Kombëtare e Mjekësisë Sportive dhe ajo e Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim

Story i radhës

Miratohet Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare midis BE-së dhe RMV-së për programin Evropa Digjitale

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë