Ministri ukrainas bën thirrje për më shumë mbrojtje ajrore: Është vetëm një çështje e vullnetit politik

1 minut lexim

“Partnerët e Ukrainës nuk po i ofrojnë Ukrainës mjaftueshëm mbrojtje ajrore”. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm i vendit, Dmytro Kuleba, shkruan The Guardian.

“Partnerët na ofruan sistemet e tyre të ndryshme të mbrojtjes ajrore, ne e vlerësojmë këtë, por është thjesht e pamjaftueshme, duke pasur parasysh shkallën e luftës,” tha Kuleba.

“Zgjidhja është aty. Është vetëm një çështje e vullnetit politik. Kështu që dikush duhet të marrë vendimin”, sipas tij.

Ai shtoi: “Mënyra më e mirë për të shpëtuar Patriotët tuaj nga përgjimi i raketave mbi vendet tuaja dhe ushtarët tuaj nga vdekja është të dërgoni Patriotët tuaj në Ukrainë dhe t’u jepni ushtarëve ukrainas gjithçka që u nevojitet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zhvillimi i FA, zbulohet plani i qeverisë, Rama: Brenda 2030 të kemi eksporte ushtarake të markës “Made in Albania”

Story i radhës

“A je e lumtur që e bëre Meritonin përndjekës”/ Ilnisa dhe Egla debate me tone të larta: Ti je një shpifarake, gabove sot

Të fundit nga