Ministri turk i Tregtisë takohet me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut

May 5, 2025
1 minut lexim

Ministri i Tregtisë së Turqisë, Ömer Bolat vlerësoi takimin e tij me ministren e Financave të Maqedonisë së Veriut, Gordana Dimitrieska Koçovska, duke thënë se gjatë takimit ranë dakord të bashkojnë delegacionet teknike për bashkëpunimin, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e të dhënave për analizën e riskut, transmeton Anadolu.

Ministri Bolat në postimin e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale njoftoi se në Ministrinë e Tregtisë kanë zhvilluar një takim ndërmjet delegacioneve me ministren Koçovska.

Ai theksoi se ranë dakord të rrisin vëllimin e tregtisë dypalëshe. “Gjatë takimit ne ramë dakord të bashkojmë delegacionet teknike mbi bashkëpunimin, lehtësimin e tregtisë dhe ndarjen e të dhënave për analizën e riskut si dhe bëmë deklaratë të re të përbashkët qëllimi mbi bashkëpunimin teknik, zonat e lira dhe tregtinë e ushqimit hallall”, tha Bolat.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është një nga partnerët e rëndësishëm të Türkiyes në Ballkan.

“Ashtu si në çdo fushë, ne i kushtojmë rëndësi të madhe forcimit të lidhjeve tona me Maqedoninë e Veriut në fushat ekonomike dhe tregtare. Uroj që takimi ynë në këtë kontekst të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe partneriteteve midis botëve tona të biznesit”, tha Bolat.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

VLEN: 5 Maji – Frymëzim për të sotmen, obligim për të ardhmen

Story i radhës

Siljanovska Davkova: Deklarata e Ahmetit është presion ndaj pushtetit gjyqësor

Të fundit nga

Melinda shfaqet provokuese nga pushimet

Melinda Ademi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptarë. Krahas muzikës, Melinda vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjete sociale. Këngëtarja se fundmi po qëndron për pushime në

Gmail mori një funksion shumë të mirë

Përdoruesit e shërbimeve të Google do të kenë në dispozicion automatikisht përmbledhje të emaileve të gjata përmes mjetit Gemini, pa pasur nevojë që vetë përdoruesi të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky funksion i
sqmken
ShkoLartë