Ministri, Tripunovski: Në RMV do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor

September 4, 2024
1 minut lexim

“Në sistemin tonë fitosanitar dhe sigurinë ushqimore kemi disa institucione që menaxhojmë, përkatësisht Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë, Laboratorin Shtetëror Fitosanitar, si dhe Ministrinë si politikëbërëse. Nga viti i ardhshëm do të sigurojmë mjete të shtuara në pjesën e programeve të monitorimit, që nënkupton edhe kontrollin e asaj që hyn në Maqedoni”. Këtë e tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në lidhje me sigurinë e ushqimit në vend.

Ministri Tripunovski shtoi se qytetarët duhet të jenë të qetë sepse në Maqedoni do të hyjë vetëm ushqim i sigurt dhe cilësor. Ai tregoi se nuk do të ndodhë si në të kaluarën që të hyjnë ushqime të pasigurta.

“Do të kthejmë besimin e qytetarëve. Këto institucione do të punojnë në kuadër të kompetencave të tyre. Askush nuk duhet të shqetësohet”, tha Tripunovski.

Ministri shtoi se do të kontrollojë gjithçka që hyn në vend dhe çfarë ushqimesh hanë qytetarët.

“Në këtë segment do të bëjmë rregullore për të mbrojtur edhe prodhimin tonë vendas. Ne nuk do të ndalojmë importin e produkteve bujqësore, por do të kontrollojmë nëse dhe me çfarë cilësie hyjnë në vendin tonë”, ka sqaruar ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elle Macpherson zbuloi se u diagnostikua me kancerin e gjirit, por refuzoi kimioterapinë e rekomanduar nga mjeku i saj

Story i radhës

Kraniqi: Nuk ka më institucione ilegale në veri

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë