Ministri Sveçla kujton Astrit Deharin: Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme

Sot bëhen 7 vjet që kur aktivistiti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari është vrarë në burg.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka kujtuar Deharin.

Ai ka thënë se mungesa e tij te ne është e madhe, duke shtuar se edhe zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij po na e rëndon dhimbjen.

“Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 7 vite pa shokun e bashkëaktivistin tonë Astrit Dehari.

Mungesa e tij në mesin tonë është e madhe, teksa zvarritja e zbardhjes së vrasjes së tij rëndon dhimbjen tonë të përbashkët.

Drejtësia dhe llogaridhënia për vrasjen e tij janë të pashmangshme.

Astriti, ky aktivist i shquar i dijes dhe i punës, na mungon çdo ditë e më shumë ndërsa idealet e tij janë dhe do të jenë gjithmonë udhërrëfyesi në angazhimet tona të përditshme.

Drejtësi për Astritin.

Story i mëparshëm

I arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, policia i kontrollon edhe shtëpinë – gjenden armë zjarri, municion luftarake dhe drogë

Story i radhës

E trishtë/ Yjet e “Friends” dhe familjarët përcjellin aktorin për në banesën e fundit

Të fundit nga