Ministri Shaqiri priti studentët në takim: Sot vazhduam komunikimin e intensifikuar me përfaqësuesit e sindikatave studentore

min lexim

Pas takimit të djeshëm ku së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski pritëm përfaqësuesit e studentëve në Kuvend për të dëgjuar nevojat e tyre. Sot vazhduam komunikimin e intensifikuar me përfaqësuesit e sindikatave studentore, me të cilët do të punojmë për një sistem të përbashkët të gjetjes së zgjidhjeve për kushte më të mira.

Në mbledhjen e sotme është vendosur që derisa po punohet në krijimin e zgjidhjeve sistematike dhe të përhershme, racioni i studentëve me çmim prej 120 denarë në ditë të paguhet në mënyrë retroaktive deri në muajin mars.

U vendos që të propozohet Propozim-ligj i ri, i cili do të përfshijë kushtet e ligjit ekzistues nga viti 2021.

Propozim-ligji do të jetë për periudhë gjashtëmujore, që do të thotë në mënyrë retroaktive nga 15 shtatori dhe do të vazhdojë deri në mars dhe deri atëherë do të kemi afat të respektimit të zgjidhjes së re sistematike që do të thotë që studentët të marrin suvencionimin e racionit të shëndetshëm për studentë dhe do të realizohet pagesa në baza ditore.

U dakorduam në mënyrë retroaktive për vlerën që ishte deri më tani, me ndryshimet nga viti 2021 dhe në periudhën e ardhshme me zgjidhjen e sistemit, shuma do të jetë më e lartë, duke filluar nga 140 denarë.

Nuk do të lejohet marrja e vendimeve në kundërshtim me kërkesat e studentëve. Ndërsa sa i përket kërkesës për përmirësimin e kushteve në konviktet e studentëve, MASH do të ndërhyjë duke filluar nga aty ku është më urgjente.

Unë dhe kabineti im do të jemi në komunikim të vazhdueshëm për zgjidhjen sistematike, për kushte më të mira dhe diskutim të të gjitha problemeve tjera që kanë studentët.

Story i mëparshëm

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e punimeve deri në fund të vitit 2022, ja kur do të mbahet seanca për projektligjin e Portit të Durrësit

Story i radhës

Trumpi pritet që të martën ta zyrtarizojë kandidaturën për president

Të fundit nga