Ministri saudit i Çështjeve Islame, Abdulaziz: Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin

August 14, 2023
1 minut lexim

Ministri i Çështjeve Islame të Arabisë Saudite, Abdullatif bin Abdulaziz, tha se Islami i moderuar do ta mposht ekstremizmin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetën “Sharku’l Evsat”, e cila mbështetet nga Arabia Saudite, ministri Abdulaziz tha se islamofobia shfrytëzohet nga “mendjet, armiqtë e Islamit dhe disa muslimanë që nuk përfaqësojnë Islamin”.

Ai theksoi se ndërgjegjësimi kundër ekstremizmit është rritur ndjeshëm në nivel shtetesh dhe popujsh.

“Islami i moderuar do të mbizotërojë, ekstremizmi do të zhduket përgjithmonë”, shtoi Abdulaziz.

Princi i kurorës saudite, Mohammad bin Salman, pati deklaruar më herët se “Arabia Saudite do të zhdukë menjëherë idetë radikale dhe do t’i kthehet Islamit të moderuar dhe jetës normale”.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Alternativa” për reagimin e Pendarovskit: Po i vardiset BDI-së dhe po ia bën me sy albanofobëve si Apasiev

Story i radhës

Avionët danezë interceptojnë bombarduesit rusë pranë hapësirës së tyre ajrore

Të fundit nga

ShkoLartë