Në orët e pasdites, Ministria e Shëndetësisë njoftoi që është shkarkuar nga pozita drejtori i Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, transmeton Portalb.mk.
“Informojë se ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, sot e shkarkoi nga funksioni i drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Sëmundjeve të Fëmijëve, Alajdin Memedi”, njoftojnë nga Ministria, duke theksuar që ky vendim vjen pas kontrolleve të realizuara nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor.
Raportohet që Drejtori Organizativ i kësaj klinike shkarkohet nga funksioni para kalimit të kohës për të cilën është emëruar, kjo për shkak të parregullsive që janë konstatuar në raportin e hartuar pas kontrollit të punës së kësaj klinike.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë (MSh) njoftoi se me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, sot në Ministrinë këtë ministri janë dorëzuar dorëheqjet e dy drejtorëve të klinikave universitare.
“Bëhet fjalë për drejtorin e Klinikës Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, prof. Aspazija Sofijanova dhe drejtori i Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji, Dr. Nikolla Vasev”, njoftoi MSh.
Burimi: portalb.mk