Ministri Ristovski nuk e ka paraqitur kompaninë e bashkëshortes te Komisioni antikorrupsion

September 23, 2024
1 minut lexim

Shkup, 23 shtator – Ministri për Sport, Borko Ristovski, për BIRN ka deklaruar se për shkak “lëshimit të paqëllimshëm teknik”, nuk e ka paraqitur firmën e bashkëshortes në listën e pasurisë që e ka dërguar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

BIRN kërkoi sqarime nga ministri, pse NIBO Solution, kompania e bashkëshortes, Nikolina Ristovska, nuk është përfshirë në listën e pasurisë. Kompania e formuar në verën e kaluar me veprimtari në sektorin e minierave dhe gurorëve.

Ristovski deklaroi që lista anketuese është plotësuar në periudhën kur ishte në kaos, për shkak formimit të ministrisë së re.

“Listën time anketuese e ka plotësuar kabineti im, për shkak se në afat ligjor të paraparë për çështje administrative, kemi pasur vetëm një kompjuter funksional. Në atë kaos, është bërë lëshim i paqëllimshëm, pasi absolutisht as nuk mund të fshihet, por as nuk dua të fshihet diçka në raport me gjendjen e pasurisë”, deklaroi Ristovski.

Ai u bë ministër në qershor të këtij viti, ndërsa në listën anketuese ka deklaruar veturën xhip Tojota dhe disa orë dore në vlerë mbi 80 mijë euro.

Ristovski ka qenë hendbollist profesionist dhe përfaqësues i Maqedonisë së Veriut me një karrierë të pasur në ekipe evropiane. Vitin e kaluar ai ishte drejtor në ekipin e hendbollit Vardar.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reagimi/ Komuniteti Mysliman Shqiptar kundër “shtetit” bektashi?

Story i radhës

Lufthansa pezullon fluturimet në Tel Aviv dhe Teheran deri më 14 tetor

Të fundit nga

ShkoLartë