Ministri Ristovski: Lojtarët nën moshën 22-vjeçare të mos largohen nga vendi

November 8, 2024
1 minut lexim


Ministri i Sportit, Borko Ristovski, në emisionin “Daily Click” në TV21 foli për strategjinë e re në sport.

Ai tha se do të propozojë që të gjitha federatat të miratojnë një rregullore sipas së cilës një sportist i ri nuk do të ketë të drejtë të largohet nga shteti para moshës 22 vjeç.


“Duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët me federatat dhe klubet, kam një ide që kufiri për lojtarët që duan të largohen nga shteti, pra lojtarët nën moshën 22 vjeç, të mos kenë të drejtë të largohen. Deri në moshën 22 vjeç, të gjithë duhet të qëndrojnë këtu, sepse nuk duhet parë vetëm përfitimi personal, por edhe çfarë mund të bëhet për shtetin. Më e lehta është që një talent 18-vjeçar të largohet, ndërsa shteti nuk përfiton asgjë nga kjo,” tha Ristovski.

Ristovski planifikon të propozojë miratimin e një rregulloreje për të filtruar cilësinë e të huajve që vijnë të luajnë në Maqedoni.


“Idea ime është të miratohet një rregullore, sipas së cilës do të mund të sillen vetëm të huaj që kanë 20 ose më shumë paraqitje për ekipin kombëtar të seniorëve ose 50 paraqitje për ekipet kombëtare të juniorëve, dhe atëherë do të vijë cilësia. Me këtë do të shmangen lojtarët e nivelit të ulët, pa dashur të fyej askënd,” tha Ristovski.



Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilli i Prokurorëve/ Murat: Përveç politizimit, ka edhe shkelje të tjera

Story i radhës

U ankorua në Portin e Durrësit, AAPSK merr në administrim 102 kontejnerët e anijes “Moliva” , të dyshuara se përmbajnë mbetje të rrezikshme

Të fundit nga

ShkoLartë