ministri peci tregon se ne skandalin me apetitin dyshohet se eshte i perfshire edhe nje nje inspektor i auv it 660c25391fb0b

Ministri Peci tregon se në skandalin me “Apetitin”, dyshohet se është i përfshirë edhe një një inspektor i AUV-it

April 2, 2024
1 minut lexim

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar në lidhje me raportimet për dyshimin e përfshirjes së një operatori ekonomik të prodhimit dhe tregtimit të mishit dhe mundësisë së përfshirjes së një inspektori të AUV-it në mashtrim e manipulim me dokumente zyrtare.

Peci tha se inspektori është dërguar në komision disiplinor ndërsa ndaj operatorit ekonomik është vendosur masa e ndalesës për eksport-import.

“Për ta vërtetuar dyshimin e ngritur, është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin, gjurmueshmërinë dhe përputhshmërinë e të gjitha hyrje-daljeve të operatorit ekonomik”.

“Po ashtu janë informuar edhe autoritete tjera si Doganat e Kosovës dhe ATK të cilat do të gjurmojnë për pjesën e mandatit të tyre dhe në të njëjtën kohë do e mbështesim njëra-tjetrën, me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara”, shkroi Peci.

Tutje, ai tha se në rast të konfirmimit të pretendimeve, të gjithë individët e përfshirë, bashkë me operatorin ekonomik do të përballen me pasoja ligjore dhe administrative.

Emisioni hulumtues i TV Klan, “Stop” dje ka raportuar se kompania nga Vushtrria “Apetit sh.p.k.”, e ka shitur mishin e ngrirë me origjinë nga Brazili, si mish të freskët nga Kosova.

Për ta shitur mishin në këtë formë, sipas raportimeve të këtij mediumi, kompania në fjalë e shkrinte mishin 24 orë përpara, për ta bërë të duket si mish i freskët.

“Stop” e ka trajtuar këtë temë, duke qenë që sipas burimeve që kanë, në vitin 2023 në Shqipëri janë importuar rreth 600 mijë kilogramë mish nga kompanitë shqiptare, nga kompania Apetit sh.p.k.

MARKETING

RENT A CAR

organizohet pritje per studentet qe zune vendin e trete ne bote ne garen e drejtesise 660c21f130ac9
Story i mëparshëm

​Organizohet pritje për studentët që zunë vendin e tretë në botë në garën e drejtësisë

ne agim mburrni spak un ne darke shperfytyroheni poshte rrugices dhe e akuzoni salianji perplaset me gogun e keni qeverisjen si fytyra e shrekut 660c28c0a2e73
Story i radhës

“Në agim mburrni SPAK-un, në darkë shpërfytyroheni poshtë rrugicës dhe e akuzoni”, Salianji përplaset me Gogun: E keni qeverisjen si fytyra e “Shrekut”!

Të fundit nga

ShkoLartë