ministri peci prane prodhuesve bujqesore ne drenice 6283f3e8cc917

Ministri Peci pranë prodhuesve bujqësorë në Drenicë

May 17, 2022
1 minut lexim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar sot prodhuesit bujqësorë në Polac të Skenderajt, për të parë nga afër kushtet në të cilat punojnë këta fermerë dhe sfidat me të cilat përballen.

Me këtë rast, ministri Peci vizitoi sipërfaqet e mbjella me kulturën e grurit dhe të misrit, si dhe fermën blegtorale te fermeri Selim Gucati dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen për prodhuesit bujqësor në të gjithë vendin, duke theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre për të parë ecurinë e veprimtarive të tyre.

“Aktivitetet bujqësore e blegtorale të fermerëve punëtor siç është Selimi do ta kenë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Bujqësisë, si përmes subvencioneve ashtu edhe përmes granteve investive”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj vizite, ai është njoftuar nga fermerët e këtij rajoni se aplikimin në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve e kanë pasur më të lehtë, falë procedurave që kanë përfshirë në kuadër të këtij programi.

Ndryshe, fermeri Selim Gucati kultivon 3 hektarë me grurë, 3 me misër, si dhe mbarështon 500 pata, ku prej tyre shfrytëzon përpos mishit edhe vezët dhe dhjamin. Për këtë arsye ai mban edhe disa koshere bletë dhe përpunon dhjamin e patave me mjaltë, si një ilaç popullor për mushkëritë. Për këtë arsye ai mban edhe disa koshere bletë dhe përpunon dhjamin e patave me mjaltë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

nedellkov pret qe anetaresia e sashk ut te pranoje rritje per 15 te pagave ne arsim 6283f0dea5207
Story i mëparshëm

Nedellkov pret që anëtarësia e SASHK-ut të pranojë rritje për 15% të pagave në arsim

detaje nga kercenimi me bombe ne universitetin e prishtines policia alarm i rreme 6283f4245d89d
Story i radhës

Detaje nga kërcënimi me bombë në Universitetin e Prishtinës, Policia: Alarm i rremë

Të fundit nga

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë