Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Shqipëri, ku do të takohet me disa përfaqësues të pakicës nacionale maqedonase dhe me disa përfaqësues të pushteteve lokale.
Sipas rendit të ditës, rreth orës 10:00, ministri Osmani do të zhvillojë takime në Trebishtë dhe Golobërdo, ndërsa rreth orës 12:30 do të arrijë në rajonin e Pustecit.
Në Pustec janë planifikuar takime me kryetarin e AMIE-së Vasil Sterjovski, si dhe me kryetarin e Komunës së Pustecit, Pali Kolevski, si dhe vizita në disa lokacione, shkolla, shtëpi përkujtimore, të cilat kanë rëndësi të veçantë për banorët vendas.