Ministri Osmani për vizitë dyditëshe në Moldavi

Kryesuesi i OSBE-së, ministri i Punëve të jashtme, Bujar Osmani, nesër dhe pasnesër do të jetë për vizitë në Misionin e OSBE-së në Republikën e Moldavisë, me çka praktikisht vazhdon realizimi i obligimeve prioritare nga Programi për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Gjatë vizitës, paralajmëruan nga MPJ, kryesusi Osmani do të pritet nga Presidentja e Republikës së Moldavisë, Maja Sandu, si dhe do të ketë takim me nikoqirin e tij, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Integrimeve Evropiane të këtij vendi, Niku Popesku si dhe me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Reintegrimit, Oleg Serebrian.

Osmani do të ketë takime edhe me autoritetet e Transnistrisë – Vladimir Krasnoselski dhe Kryenegociatorin e tyre kryesor, Vitaly Ignatiev.

Vizita do të zhvillohet në kohë komplekse të brendshme politike në vend, pas dorëheqjes së papritur nga Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, por edhe për shkak të ndikimit të jashtëm të shkaktuar nga pasojat e agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës. Qëllimi kryesor është inkurajimi i procesit të negociatave më thelbësore ndërmjet Qeverisë së Moldavisë dhe autoriteteve të Transnistrisë për realizimin e kornizës së rënë dakord të 8 fushave, por edhe për t’i dhënë mbështetje të plotë punës së Misionit të OSBE-së në Moldavi, i cili ka një rol kyç në ruajtjen e dialogut politik të udhëhequr nga OSBE-ja në formatin 5+2, si dhe për projektet që janë domeni i integrimit të shtetit dhe rikuperimit socio-ekonomik të Moldavisë.

Gjatë vizitës dyditore, Kryesuesi i OSBE-së do të zhvillojë edhe takime në terren, gjatë të cilave do të takohet edhe me aktivistë të rinj në Moldavi, të cilët po ndihmojnë në pranimin e emigrantëve nga Ukraina.

Story i mëparshëm

Ujërat e zeza derdhen në përroje dhe lumenj të Tetovës

Story i radhës

Prokurorët belgë, akuza ndaj një tjetër eurodeputeti për korrupsion

Të fundit nga