Ministri Mucunski do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu Mesdhetar” në Romë

November 25, 2024
1 minut lexim

Shkup, 25 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Romë me ftesë të ministrit italian të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.

Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës vjetore “Dialogu Mesdhetar” (Rome MED Dialogues), ku do të mbajë fjalim në panelin “Komisioni i ri Evropian, prioritetet e vjetra evropiane”.

Në margjinat e konferencës, ministri Mucunski do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Badr Abdellatu dhe me senatorin XhulioTerci di Sant’Agata.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi viziton Kosovën

Story i radhës

​Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë në fshatin Izvor të Zveçanit

Të fundit nga

ShkoLartë