ministri limani ne konferencen rajonale ne tirane per avancimin e reformave te kujdesit ndaj femijeve 67f685e73aac9

Ministri Limani në Konferencën rajonale në Tiranë për avancimin e reformave të kujdesit ndaj fëmijëve

April 9, 2025
1 minut lexim

Tiranë, 9 prill – Në Tiranë mbahet Konferencë Rajonale me temë “Avancimi i reformave të kujdesit ndaj fëmijëve – mundësi të bazuara në Kornizën e BE-së për Garancinë për Fëmijët” në të cilën marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia, të udhëhequr nga Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani.

Në fjalimin në konferencë, publokoi ai në Fejsbuk, theksoi se mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe sigurimi i një të ardhmeje më të ndritur për çdo fëmijë është një nga prioritetet kryesore të Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë drejtim kemi arritur rezultate të dukshme, janë bërë pesë vite që kur u ndërpre institucionalizimi i fëmijëve; janë hapur tre Qendra për mbështetjen e familjeve kujdestare, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e BE-së dhe UNICEF-it, ka hartuar Planin Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve 2025–2029; me mbështetjen e UNICEF-it po përgatitet analizë që do të identifikojë barrierat për fëmijët më të cenueshëm dhe familjet e tyre në qasjen ndaj shërbimeve në mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, shëndetësi dhe arsim”, tha ministri Limani.

Shtoi se është planifikuar themelimi i Komisionit për të Drejtat e Fëmijës, i cili do të koordinojë të gjitha aktivitetet dhe politikat në përputhje me obligimet nga Konventa për të Drejtat e Fëmijës.

“Vazhdojmë të angazhohemi për uljen e varfërisë së fëmijëve, zbatimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët, si dhe rritjen prej 15% të ndihmave financiare të dedikuara për fëmijët”, ka potencuar Limani.

Në konferencën, ku morën pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit, foli edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera vlerësoi se “kjo konferencë shërben si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve në rajon”.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

aksion i policise financiare kusherira e ish ministrit oliver spasovski ne mesin e te dyshuarve 67f685e4bf4e1
Story i mëparshëm

Aksion i Policisë Financiare: Kushërira e ish-ministrit Oliver Spasovski në mesin e të dyshuarve

stervitja e emergjencave civile ne shkoder marrin pjese 13 vende 67f68b4923163
Story i radhës

​Stërvitja e Emergjencave Civile në Shkodër, marrin pjesë 13 vende

Të fundit nga

Big Mama p*shtyn dhe shan në serbisht Albën

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur shtëpinë e “Ferma VIP 2”, ku një debat i ashpër ka shpërthyer mes dy fermerëve: Big Mama dhe Alba. Përplasja mes tyre mori përmasa shqetësuese, kur

​Apple planifikon syze inteligjente

Kompania nga Kupertino ka “bërë progres” në çipin për syze inteligjente të mundshme që do të ishin konkurrentë të Ray-Ban Meta. Çipi bazohet në ata që përdoren për Apple Watch, megjithëse kompania
ShkoLartë