Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi një takim me Stojko Stojkov, bashkëkryetarin e OMO Ilinden Pirin. Gjatë takimit Lloga ishte i informuar për statusin dhe të drejtat e maqedonasve në Bullgari.
Stojkov i shprehu falënderime Llogës për interesimin e tij për të drejtat e maqedonasve në Bullgari dhe theksoi se ai është ministri i parë i drejtësisë i cili i ka ftuar në bisedë.
U diskutua edhe për raportin vjetor të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, në të cilin është theksuar se Republika e Bullgarisë nuk e zbaton aktgjykimin për të drejtat themelore të njeriut për bashkim të lirë, të cilën OMO Ilinden Pirin nuk mund ta realizojë dhe të regjistrohet. Për moszbatimin e 14 aktgjykimeve të gjyqit në Strazburg në favor të maqedonasve në Bullgari do të jetë i informuar edhe faktori ndërkombëtar.