Ministri i Mbrojtjes i Kinës, Li Shangfu, do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë, njoftoi Ministria kineze e Mbrojtjes, transmeton Anadolu.
Li do të marrë pjesë në Konferencën e 11-të të Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare të martën, njoftoi Koloneli i Lartë Wu Qian, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës. Ai pritet gjithashtu të zhvillojë bisedime me homologun e tij rus Sergei Shoygu dhe zyrtarë të tjerë.
Wu tha se shefi i mbrojtjes kineze do të vizitojë gjithashtu Bjellorusinë kah fundjave ku do të zhvillojë “takime dhe bisedime me krerët shtetërorë dhe ushtarakë bjellorusë dhe do të vizitojë njësitë ushtarake bjelloruse”.
Vizita vjen me ftesë të homologut bjellorus, Viktor Khrenin.