Ministri izraelit i Sigurisë shtyn vizitën e planifikuar në xhaminë Al-Aksa

January 2, 2023
1 minut lexim

Mes paralajmërimeve për trazira, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka shtyrë vizitën e tij të diskutueshme në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të përditshmes izraelite ‘Yedioth Ahronoth’, ministri izraelit shtyu vizitën në Al-Aksa, që ishte planifikuar për këtë javë, pas një telefonate me Benjamin Netanyahu-n, i cili sapo ka marrë postin e kryeministrin.

Gjatë bisedës telefonike, duke tërhequr vëmendjen për kërcënimet nga Hamasi, thuhet se Ben-Gvir ka thënë se ata nuk duhet të dorëzohen para tyre, duke shprehur synimin për të shkuar në xhaminë Al-Aksa në javët e ardhshme.

Më herët, transmetuesi publik izraelit ‘KAN’ raportoi se zyra e ministrit Ben-Gvir kishte njoftuar policinë për planet e tij për të vizituar xhaminë Al-Aksa të martën ose të mërkurën.

Megjithatë, gazeta citoi një burim që tha se Ben-Gvir mund ta shtyjë vizitën e tij.

Grupi palestinez Hamas, nga ana e tij, tha se do ta konsideronte Izraelin përgjegjës për çdo pasojë nga vizita e planifikuar e Ben-Gvir.

“Çdo përshkallëzim në xhaminë Al-Aksa do të shpërthejë situatën dhe qeveria pushtuese do të jetë përgjegjëse për këtë”, tha në një deklaratë Abdel-Latif al-Qanoua, zëdhënës i grupit palestinez Hamas.

Ben-Gvir ka pikëpamje të ekstremit të djathtë për palestinezët dhe ka bërë thirrje për zhvendosjen e tyre. Ai vazhdimisht është bashkuar me kolonët izraelitë në bastisjet ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Politikani i ekstremit të djathtë po ashtu shkaktoi një valë përshkallëzimi në qytetin e pushtuar pasi ngriti një zyrë në lagjen Sheikh Jarrah.

Nëntorin e kaluar, presidenti izraelit, Isaac Herzog, në një audio që u shpërnda në publik paralajmëroi se “e gjithë bota është e shqetësuar” për pikëpamjet ekstremiste të Ben-Gvir.

Për muslimanët Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë, ndërsa hebrenjtë këtë zonë e quajnë “Mali i Tempullit” duke pretenduar se në kohët e lashta ishte vendi i dy tempujve hebrenj.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Opozita kërkon zgjedhje në Maj, pushteti i paralajmëron për 2024 – në politikë gjithçka është e mundur

Story i radhës

Aksident tragjik, autobusi godet një Opel Astra

Të fundit nga

ShkoLartë