ministri i turizmit kultures dhe sportit lajmeron hapat e pare te inter academy albania 68f37c55ef261

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit lajmëron hapat e parë të “Inter Academy Albania”

October 18, 2025
1 minut lexim

Me qëllimin për të “të ndërthurur sportin, turizmin dhe zhvillimin komunitar”, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit në Shqipëri ka bërë me dije se institucioni që ai drejton do të bashkëpunojë me “fan club“-in më të madh të Interit jashtë Italisë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja bën me dije se do të bashkëpunojë me “Inter Club Albania” për “për konkretizimin e një Akademie zyrtare të Interit në Shqipëri, ku do të zhvillohen talentët e rinj”.

Në këtë njoftim ministri Gonxhja bën me dije se do të ndërtohet edhe një terren i ri sportiv multi-funksional në Tiranë.

 “Krijimi i ‘Inter Academy Albania’ do të përfaqësonte një hap historik për futbollin shqiptar dhe për brezat e rinj në vend.

Projekti nuk do të ishte vetëm një bashkëpunim sportiv, por dhe një nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonal. Brenda nëntorit do të jemi sëbashku në Milano për jetëzimin e këtij angazhimi dhe planin e punës!’, thuhej në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperndanin droge ne forme xhelatine ne tirane arrestohen dy te rinj ja cfare iu zbulua gjate kontrolleve 68f37bf72362f
Lajmi i mëparshëm

Shpërndanin drogë në formë xhelatine në Tiranë, arrestohen dy të rinj! Ja çfarë iu zbulua gjatë kontrolleve

aksidenti ne ferizaj kqz konfirmon lendimin e rende te zyrtareve zgjedhore 68f37c600b4bd
Lajmi i radhës

Aksidenti në Ferizaj, KQZ konfirmon lëndimin e rëndë të zyrtarëve zgjedhorë

Të fundit nga

ShkoLartë