aksidenti ne ferizaj kqz konfirmon lendimin e rende te zyrtareve zgjedhore 68f37c600b4bd

Aksidenti në Ferizaj, KQZ konfirmon lëndimin e rëndë të zyrtarëve zgjedhorë

October 18, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton opinionin publik se të premten, në orën 18:17, pesë anëtarë të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në komunën e Ferizajt janë përfshirë në një aksident trafiku, derisa ishin të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, në kuadër të procesit zgjedhor.

KQZ thotë se gjendja e tyre është e rëndë dhe po trajtohen në QKUK.

“Sipas informacioneve të para, gjendja shëndetësore e katër prej tyre është e rëndë dhe aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Për detaje të mëtejshme lidhur me gjendjen e tyre, rekomandojmë të kontaktohen institucionet shëndetësore përkatëse. Pesë zyrtarët e përfshirë në këtë ngjarje ishin të angazhuar me përkushtim të lartë në përmbylljen e procesit zgjedhor në komunën e Ferizajt, i cili u mbajt më 12 tetor në të gjithë vendin“, vijon njoftimi.

Tutje, thuhet se në këto momente të vështira, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpreh shqetësimin e thellë për këtë ngjarje dhe lutet për shërimin sa më të shpejtë të tyre.

“Mendimet dhe përkrahja jonë janë me anëtarët e KKZ-së në Ferizaj dhe me familjet e tyre”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ministri i turizmit kultures dhe sportit lajmeron hapat e pare te inter academy albania 68f37c55ef261
Lajmi i mëparshëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit lajmëron hapat e parë të “Inter Academy Albania”

aksident i rende ne durres perplasen dy automjete dhe plagosen 5 persona 68f37d05a460b
Lajmi i radhës

Aksident i rëndë në Durrës, përplasen dy automjete dhe plagosen 5 persona

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë