Ministri i Sportit dhe zëvendësministrja pritën në kabinet boksieren, Donjeta Sadiku

October 27, 2022
1 minut lexim

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani pritën në kabinet boksieren, Donjeta Sadiku e cila mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Budva, Mal të Zi. 

Gjatë këtij takimi ministri Çeku e përgëzoi Donjetën për rezultatin që ka arritur dhe u shpreh që MKRS do të vazhdojë mbështetjen në rrugëtimin e saj drejt medaljes olimpike.

Bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve të cilët arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, për Sadikun u ndanë tetë mijë euro, kurse katër mijë të tjera për trajneren Sallauka.

Në takim të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli. 

Kjo është medalja e dytë që Donjeta Sadiku i solli Republikës së Kosovës brenda një viti, ne i urojmë shumë suksese edhe në kampionatet tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Napoli shkruan historinë në Champions

Story i radhës

Kuvend/Sot pyetjet e deputetëve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë