Ministri i Kurtit flet nga Qeveria e Serbisë: Unë jam opozitë e tij, largohem kur kërkojnë serbët

min lexim

Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka deklaruar se edhe pse është pjesë e qeverisë është opozitë brenda saj. Ai thotë se nuk është zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, por nga serbët, dhe se dorëheqjen do ta jap kur t’i kërkojnë serbët që e kanë zgjedhur.

Gjatë fjalimit të tij nga Beogradi, Rakiq ka falënderuar serbët për barrikadat e vendosura në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si dhe për “vendosmërinë” e treguar.

“Sa i përket dorëheqjes nga qeveria, unë jam pjesë e asaj qeverie dhe do të jap dorëheqje kur të më kërkojnë njerëzit që më kanë zgjedhur”, tha Goran Rakiq, njëherit kryetar i Listës Serbe.

“Pra, unë jam pjesë e qeverisë, por jam në opozitë me atë qeveri sepse e kërkon korniza ligjore. Unë nuk jam zgjedhur në qeveri nga z. Kurti, por nga populli serb”, thotë Rakiq.

Ai shtoi se anëtarët e Listës Serbe që janë ulur në Kuvendin e Kosovës “janë edhe opozitë”.

“Dhe jam i sigurt që kur njerëzit t’i thërrasin, ata do të dalin prej andej. Ata ndonjëherë marrin pjesë në seancë, luftojnë për popullin serb, por nëse populli i thërret ata do të dalin”, shtoi ai./Express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

5 persona qëllohen për vdekje në një festë në Kolumbinë jugperëndimore

Story i radhës

Çfarë dimë rreth debutimit të Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 më 10 Gusht

Të fundit nga