Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nuk preferoi të përfshihet në përleshjen e sotme mes pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës.
Siç shihet, Çeku soditi nga pak metra distancë atë çfarë po ndodhte tek foltorja e Kuvendit.
Ai refuzoi t’iu bashkëngjitej bashkëpartiakeve të tij në përleshjen kundër deputetëve opozitar.
E gjithë ngjarja është provokuar pasi zv.kryeministri Besnik Bislimi është zgjuar nga karrigia e tij dhe ka shqyer një fotografi që Ganimete Musliu e kishte vendosur para foltores teksa fliste Kurti.
Pas kësaj është zgjuar deputeti Mergim Lushtaku i cili ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe Besnik Bislimit.