Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje që vendi i tij të marrë “të gjitha sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt të jetë e mundur” pas sulmeve të reja ruse në të gjithë Ukrainën.
Moska nisi “terrorin e ri raketor” kundër Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës për të “festuar” njohjen e Rusisë nga Parlamenti Evropian si një shtet terrorist, tha Kuleba në Twitter.
“Rusia feston njohjen e saj si shtet terrorist me terror të ri raketor kundër kryeqytetit të Ukrainës, qyteteve të tjera. Duhet të jetë e qartë për ata që ende kishin dyshime:
Rusia duhet të njihet si shtet terrorist në mbarë botën dhe Ukraina duhet të marrë të gjitha sistemet e nevojshme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt që të jetë e mundur”. shkruan Kuleba në Twitter.