Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan do të niset sot për një vizitë treditore në Indonezi për të marrë pjesë në takimin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), transmeton Anadolu.
Fidan do të marrë pjesë në takimin e 5-të të Partneritetit të Dialogut Sektorial ASEAN-Türkiye në kryeqytetin Xhakarta.
Ministri i Jashtëm do të zhvillojë gjithashtu një takim trepalësh me homologen e tij indoneziane Retno Marsudi dhe sekretarin e përgjithshëm të ASEAN-it, Kao Kim Hourn.
Treshja pritet të diskutojë marrëdhëniet Türkiye-ASEAN dhe projektet e bashkëpunimit për periudhën e ardhshme.
Gjatë bisedimeve dypalëshe, Fidan dhe Marsudi do të shkëmbejnë mendime për marrëdhëniet dypalëshe me Indonezinë, si dhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Türkiye e konsideron ASEAN-in si kornizën më të rëndësishme të bashkëpunimit në rajon. Vendit iu dha statusi i partnerit të dialogut sektorial të ASEAN-it në vitin 2017.