Ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Irakun

August 22, 2023
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Irak, njoftoi Ministria e Jashtme turke, raporton Anadolu.

Gjatë vizitës së tij treditore, Fidan do të mbajë takime të nivelit të lartë në Bagdad dhe Erbil, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Vizita do të krijojë favore për të diskutuar mundësitë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh në të gjitha fushat me Irakun në bazë të një agjende pozitive, si dhe për të shkëmbyer mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Rivendosja e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në Irak është jashtëzakonisht e rëndësishme për Türkiyen dhe Ankaraja zyrtare mbështet fuqimisht integritetin territorial, sovranitetin dhe unitetin politik të Irakut.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Real Madrid bëhet gati për “serinë” e fundit!

Story i radhës

Mediat serbe citojnë Vuçiqin: Kovaçevski e ka kritikuar ashpër Kurtin për vizitën në Çair dhe Tetovë

Të fundit nga

ShkoLartë