Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiye-s, Hakan Fidan është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarte, me të cilin ka diskutuar një sërë temash, raporton Anadolu.
Takimi i kryediplomatit turk dhe atij amerikan u mbajt në Xhakartë në margjinat e takimit të 56-të të ministrave të Jashtëm të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Ministria e Jashtme turke njoftoi se Fidan dhe Blinken diskutuan për vendimet që u morën në Samitin e Liderëve të NATO-s të mbajtur në Vilnius dhe zhvillimet aktuale në Afganistan.
Më herët Ministria njoftoi se ministri i Jashtëm turk Fidan është pritur në Xhakartë nga presidenti indonezian Widodo dhe se ka patur një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.