Ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio ka deklaruar se për të shmangur një konflikt që mund të gjenerojë pasoja shkatërruese për të gjithë kontinentin duhet të mbizotërojë diplomacia dhe mirëkuptimi.
Di Maio në konferencën për shtyp në Moskë, me homologun rus Sergei Lavrov, ka thënë se paqja largon çdo dramë nga efektet e saj të pakontrolluara.
”Paqja largon çdo dramë nga efektet e saj të pakontrolluara… ajo është udhëzimi që duhet ndjekur, është e vetmja mënyrë që mund të na çojë drejt stabilitetit të qëndrueshëm. Armët duhet t’i lënë vend diplomacisë. Italia është ndër vendet më të rëndësishme aktive për të arritur këtë qëllim”, ka thënë ai.
“Të gjithë duhet të punojmë së bashku për një zgjidhje diplomatike që do të thotë të shmangim çdo lloj sanksioni”, shtoi ai duke iu përgjigjur pyetjes se “si do të veprojë qeveria italiane në rast të avancimit të sanksioneve për krizën në Ukrainë”.
“Javët e fundit kryeministri Draghi ka pasur biseda të përsëritura telefonike me presidentin Putin, në një frymë të sinqertë dhe të hapur. Të ndryshme ishin edhe bisedat e mia me ministrin Lavrov për të riafirmuar pozicionin tonë. Italia është, ishte dhe do të jetë gjithmonë vendi i dialogut”, theksoi Di Maio.