Ministri i Jashtëm i Suedisë nesër viziton Türkiye-n

December 21, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström nesër do të zhvillojë një vizitë në Türkiye, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se në bisedimet që do mbahen nesër mes ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologut të tij suedez, Billström do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe Türkiye-Suedi.

Gjatë bisedimeve në fjalë parashikohet të shkëmbehen pikëpamjet në çështjet për marrëdhëniet Türkiye-BE në kuadër të presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) që Suedia do të marrë në janar 2023, procesi i anëtarësimit të Suedisë në NATO si dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Katargate” po përhapet si zjarr i egër, ja kush është personazhi i njohur nën shënjestër të hetimeve

Story i radhës

Prokurori i Shtetit dhe Instituti i Bazelit për Qeverisje vazhdojnë bashkëpunimin

Të fundit nga

ShkoLartë