Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë.
Kështu raporton faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme në Itali.
“Është krenari për mua të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it”, tha ministri. Ai shtoi: “Falënderimet tona më të sinqerta shkojnë për ta dhe për të gjithë ushtarët italianë në botë për shërbimin e tyre për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në raste si Krishtlindjet kur dëshirojmë të jemi pranë shtëpisë dhe njerëzve tanë më të dashur.”
Krahas përshëndetjes me përfaqësuesit e ushtrisë së kontingjentit italian, ministri do të vizitojë objektet e misionit të KFOR-it dhe do të ketë një takim me komandantin italian, gjeneralin Enrico Barduani. Ministri Tajani do të takohet edhe me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (Eulex), gjeneralin Giovanni Pietro Barbano, oficer i Karabinierëve.
Burimi: botasot.info