Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, komentoi këtë të martë kërcënimet e ardhura së fundmi nga Ankaraja. Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministren e Jashtme të Francës, Dendias tha veprimet e Turqisë janë të papranueshme dhe se Ankaraja dëshiron “të kthejë mbrapa orën e historisë dhe të ringjallë Perandorinë Osmane”.
“Ne flasim me fjalë të thjeshta. Deklaratat dhe veprimet e Turqisë nuk janë të pranueshme. Janë të papranueshme. Dhe të dënueshme. Por, ne nuk jemi të frenuar. As nuk kemi frikë. Ne jemi përballur me kërcënime shumë më serioze në historinë tonë. Ne refuzojmë bullizmin neo-otoman. Ne nuk do të kapemi nga ky delirium”, tha ai.
Ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna, e cila gjithashtu vizitoi Turqinë, i tha ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu se nuk duhet të ketë përshkallëzim veprimesh apo përshkallëzim të retorikës.
“Unë e ndaj plotësisht qëndrimin që ju i shprehët homologut tonë turk”, tha Dendias duke iu drejtuar asaj. Duke folur përpara vizitës së saj, Colonna tha se Parisi do të vazhdojë të jetë “mbështetës” kur bëhet fjalë për sulmet ndaj sovranitetit grek, dhe diçka e tillë nuk do të ndryshojë.