Ministri i Jashtëm çek u kërkon serbëve t’i heqin barrikadat e vendosura në veri të Kosovës

December 11, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, ka reaguar ndaj situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Lipavsky u shpreh i alarmuar nga përkeqësimi i situatës dhe sulmimi i pjesëtarëve të EULEX-it në këtë pjesë të vendit.

Ai, përmes një postimi në Twitter, u bëri thirrje serbëve t’i largojnë barrikadat e vendosura. Ndërkaq, autoriteteve të Kosovës u kërkoi të përmbahen.

Të alarmuar nga përkeqësimi i fundit i situatës në veri të Kosovës me anëtarë të EULEX-it të sulmuar. U bëj thirrje protestuesve serbë të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të çmontojnë barrikadat. U bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të tregojnë përmbajtje”, ka shkruar Lipavsky në Twitter.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti i keq në vend, Durrësi “pushtohet” nga breshëri

Story i radhës

“Luftërat në Ballkan janë kapitull i mbyllur”, Haradinaj thirrje Beogradit: Hiq dorë nga provokimet!

Të fundit nga

ShkoLartë