Ministri i Jashtëm Çavuşoğlu u takua me udhëheqësin e turqve të Krimesë, Mustafa Kırımoğlu

1 minut lexim

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Mevlüt Çavuşoğlu, u takua me udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë, Mustafa Kırımoğlu, i cili vizitoi Ankaranë pas tërmeteve që goditën pjesën jugore të vendit dy javë më parë, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në llogarinë e tij në Twitter, Çavuşoğlu njoftoi se janë takuar me udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë, njëherësh deputet i Ukrainës.

“Falënderuam udhëheqësin e turqve tatarë të Krimesë dhe deputetin e Ukrainës Mustafa Kırımoğlu, i cili vizitoi Ankaranë pas tërmetit, dhe të gjithë turqit tatarë të Krimesë që ishin me ne në kohë të vështira”, tha kryediplomati turk.





Story i mëparshëm

Luizi tregon tre emrat që nuk do të nominonte kurrë: Tabu i kam!

Story i radhës

Salah sot mund të bëhet legjenda europiane

Të fundit nga